Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim dy të rinj nga qyteti, Muhamed dhe Kader Hysenin, të cilët janë dalluar në kampin prestigjioz BARÇA CAMP KOSOVA.
Të rinjtë janë përzgjedhur si talentët më premtues të grupit dhe së shpejti do të udhëtojnë për stërvitje në Akademinë e Barcelonës, duke përfaqësuar jo vetëm vetveten, por edhe Vushtrrinë në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Idrizi theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve, duke i quajtur ata e ardhmja e Vushtrrisë dhe pasuria më e madhe e qytetit. “Do të vazhdojmë t’i përkrahim talentët tanë, sepse potenciali i tyre është investim për zhvillimin e komunitetit”, tha ai.