Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi pas votimit ka thënë se kjo ditë është ditë feste, duke theksuar se është në dorën e sovranit se kush do të udhëheq me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.
“Është një ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale. Unë uroj të gjithë qytetarët për zgjedhje dhe gjithashtu ju bëjë thirrje që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetarët ë për të votuar. Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani, populli”, tha ai.
Në garë për të parin e Komunës së Vushtrrisë është PDK dhe Vetëvendosje.





