Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përmbyllur sot takimet elektorale në fshatin Bukosh, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje nga banorët.
Në një postim në rrjete sociale, Idrizi ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se mbështetja e tyre është dëshmi e qartë e bashkimit për zhvillimin e Vushtrrisë.
“Takimet e sotme i përmbyllëm në fshatin Bukosh, me banorët e jashtëzakonshëm që na pritën me ngrohtësi dhe përkrahje të madhe. Takimet tona i vazhdojmë nesër në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë tonë, pranë qytetarëve tanë, për të forcuar së bashku rrugën drejt fitores. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe përkrahjen secilit!”, ka shkruar Idrizi.
Fushata e tij po vazhdon me takime të përditshme në qytet dhe fshatra të ndryshme, ku ai po prezanton vizionin e PDK-së për një Vushtrri më të zhvilluar dhe më të bashkuar.






