25.3 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Ferit Idrizi nderon dëshmorin Musa Hajrizi në 25-vjetorin e rënies

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për kryetar, Ferit Idrizi, ka bërë homazhe në nderim të Dëshmorit të Kombit, Musa Hajrizi, në 25-vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.

Ceremonia u zhvillua pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Bletaj, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë përkujtim u përurua edhe vepra monografike “Musa Hajrizi, heroizëm i një luftëtari”, e shkruar nga vëllai i tij, profesori Mentor Hajrizi. Monografia përmbledh ditarin e luftëtarit, raportime nga frontet e luftës dhe dokumente që dëshmojnë disiplinën, përkushtimin dhe guximin e tij si pjesëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Ferit Idrizi theksoi se Musa Hajrizi, pjesëtar i Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës, mbetet një shembull frymëzimi për brezat që vijnë dhe një simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit