Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar kompaninë e njohur “Loni Dekor”.
“Gjithmonë kënaqësi vizita në kompaninë Loni Dekor, ku u pritëm nga pronarët Faton dhe Fidan Hyseni, si dhe nga i gjithë stafi i kompanisë.
Me të vërtetë ishte një super pritje dhe një shembull i respektit e bashkëpunimit që kemi ndërtuar.” – shkruan Idrizi.
Ai ka thënë se gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
“Veçanërisht më gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.” – theksoi Idrizi.
Ai tha se ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja.
“Ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja.” – tha ai.