28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Ferit Idrizi merr përkrahje të madhe nga qytetarët, diskutojnë për projektet transformuese të qytetit

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i Partisë Demokratike për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot takime me qytetarë të shumtë, së bashku me kandidatin për Asamble, Blerim Ibrahimi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Idrizi ka bërë të ditur se gjatë takimeve me qytetarët janë diskutuar projektet transformuese për qytetin, investimet në të rinjtë dhe arsimin, si dhe planet për mandatin e ardhshëm.

Ai ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen që po i japin në çdo takim, duke theksuar se bashkëpunimi me ta është thelbësor për zhvillimin e komunës.

Postimi:

Sot bashkë me kandidatin shembullor për Asamble, Blerim Ibrahimi, takuam qytetarë të shumtë dhe biseduam për projektet transformuese të qytetit, investimet në rini dhe arsim.

Diskutuam gjithashtu për planet e mandatit të ardhshëm, një program gjithëpërfshirës ku qytetari është gjithmonë në qendër.

Faleminderit secilit qytetar për mikpritjen e ngrohtë që po na ofroni kudo!

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

 

Të ngjashme

Të fundit