9.7 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Ferit Idrizi merr përkrahje nga gratë dhe vajzat e Vushtrrisë

- Advertisement -

Në një tubim me gratë dhe vajzat e komunës së Vushtrrisë, kandidati i PDK-së për kryetar, Ferit Idrizi, mori përkrahje të jashtëzakonshme, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ato kanë në zhvillimin e qytetit.

Idrizi tha se në këtë takim u prezantuan edhe kandidatet për Kuvendin Komunal – gra të afta, të përkushtuara dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Vushtrrisë. Ai theksoi se angazhimi për fuqizimin e grave do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm përmes politikave që rrisin pjesëmarrjen dhe ndikimin e tyre në çdo fushë të jetës.

“Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre, duke e bërë zërin e gruas pjesë të çdo vendimmarrjeje, ashtu siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë,” u shpreh Idrizi.

Të ngjashme

Të fundit