Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje të madhe në fshatin Stanoc të Poshtëm.
Ai ka premtuar park moden, çerdhe e infrastrukturë.
Postimi:
Stanoci i Poshtëm na dha energji e përkrahje të jashtëzakonshme për mandatin tonë të ri.
Banorët e këtij fshati, që i takuam me kandidatin tonë për Kuvendin e Komunës, Rrahim Ajetin, na pritëm me entuziazëm të madh.
Përkrahja e tyre e vazhdueshme edhe gjatë mandatit të parë, por edhe sot, na bëjnë më të fortë dhe krenar për rrugën që kemi ndërtuar bashkë.
Në mandatin e ardhshëm, Stanoci i Poshtëm do të jetë dëshmia më e mirë e investimeve tona: park modern, çerdhe për më të vegjlit dhe infrastrukturë e rregulluar.