18.1 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Ferit Idrizi: Do të vazhdojmë fuqizimin e grave përmes mbështetjes konkrete në biznes dhe vetëpunësim

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka vizituar sot një grup të grave që po zhvillojnë bizneset e tyre.

Idrizi, bashkë me ekipin e tij diskutuan nga afër sfidat dhe nevojat që ato hasin çdo ditë në rrugëtimin e tyre sipërmarrës.

Në këtë takim, Idrizi u zotua se në mandatin e tij të dytë do të vazhdojë mbështetjen për fuqizimin ekonomik të grave, përmes një game të gjerë programesh, duke përfshirë:

Trajnime dhe rikualifikime falas

Kurse në teknologji dhe gjuhë të huaja

Grante të dedikuara për gra sipërmarrëse

Programe për ndërmarrësi dhe vetëpunësim

“Do të krijojmë edhe më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytetin tonë,” theksoi Idrizi, duke shtuar se fuqizimi i grave është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Vushtrrisë.

Të ngjashme

Të fundit