Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar nga PDK, Ferit Idrizi, zhvilloi një takim të ngrohtë me drejtorin për bujqësi, Ergin Sunguri, dhe qytetarët e komunitetit turk.
Ai falenderoi për mikpritjen, fjalët e mira dhe përkrahjen e fuqishme për mandatin e ardhshëm.
Idrizi siguroi se do të vazhdojë me projekte konkrete dhe me punë që ndihen drejtpërdrejt në çdo lagje e çdo familje, duke forcuar zhvillimin dhe bashkëpunimin brenda komunitetit.