Ferit Idrizi i PDK-së i cili rikonfirmoi fitoren në balotazh ndaj Sylejman Mehollit të VV dhe Xhafer Tahirit, është rikthyer sot në punë.
Ai ka publikuar edhe video ku është pritur nga stafi i administratës në komunën e Vushtrrisë.
“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës.
Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë.
Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë.
Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, shkruan Idrizi.






