Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me ekipin e tij, vazhdoi vizitat te bizneset lokale, ku ndalesa e radhës ishte në kompaninë “Irfani”. Ata u pritën me mikpritje nga pronari Ardin Syla.
“Është gjithmonë inspiruese të shohim biznese që rriten me vizion dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se investimi në punë të ndershme sjell rezultate të jashtëzakonshme”, u shpreh Ferit Idrizi.







