6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Ferid Agani: Do të bëjmë koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit

- Advertisement -

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, po planifikon që të marrë pjesë në zgjedhjet e reja parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke i bashkuar forcat me subjektet tjera politike.

Ndonëse nuk ka treguar se për çfarë koalicioni bëhet fjalë, Agani ka deklaruar se ky koalicion do të përfshijë parti politike, nisma qytetare dhe individë që ndajnë vlera të përbashkëta të së djathtës politike progresive konservatore.

Ai thekson se PD ka si prioritet ruajtjen dhe fuqizimin e familjes mbi bazën e traditave të dëshmuara që kanë kontribuar në ruajtjen e substancës kombëtare gjatë shekujve.

Aktualisht, partia e Aganit është në fazën përfundimtare të këtyre angazhimeve.

“Partia e Drejtësisë është duke punuar që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bashkë me subjektet politike (parti politike, nisma qytetare dhe individë) me të cilat ndanë vlerat e përbashkëta të të djathtës politike progresive konservatore e në radhë të parë ato rreth rëndësisë së ruajtjes dhe fuqizimit të familjes mbi bazën e traditave të dëshmuara për ruajtjen e substancës kombëtare gjatë shekujve. Jemi në fazën përfundimtare të këtyre angazhimeve dhe për çdo zhvillim me rëndësi do të informoheni me kohë’’, tha Agani për Frontonline.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit