Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar legjenden e futbollit anglez Sër Alex Ferguson në Londër, shkruan Scanner.
Ademi ka treguar se Ferguson ka pasur lëvdata për futbollisët kosovarë, derisa kanë kujtuar edhe ndeshjen miqësore Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi takimi me Sër Alex Ferguson në Londër.
Sër Alex pati lëvdata për futbollisët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë.
Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore.