22.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Ferdinand: Do ta godisja me çekiç Ronaldon nëse nuk kujdeset për trupin pas pensionimit

- Advertisement -

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand insiston se do ta godiste me çekiç sulmuesin Cristiano Ronaldo, nëse ky i fundit e lëshon veten pasi të pensionohet.

Dyshja kanë luajtur bashkë për 221 paraqitje mes viteve 2003 dhe 2009, duke fituar tre tituj të Premierligës derisa njihen mjaftë mirë edhe jashtë fushës.

Duke folur në podcastin “Five”, Ferdinand shpjegoi pse mendon se ikona portugeze asnjëherë s’do ta lëshojë veten.

Ai nuk do të ndryshojë. Duke e njohur Cristianon dhe sa shumë e do pamjen e mirë, të vazhdojë të qëndrojë tip-top, ai nuk do të ndryshojë shumë“.

I pyetur çfarë do të bënte nëse Ronaldo do ta ndryshonte trupin, ish ylli anglez deklaroi: “Ah jo, do ta godisja. Nuk mendoj se ai do ta lejoj, sinqerisht. Do ta godisja me çekiç atë“.

“(Nëse e shoh ndonjëherë) duke mbështetur krahun e tij në bark kur ai është duke pirë një birrë, oh Zoti im, do të paguaja shumë para për ta parë atë“, deklaroi ai.

Ronaldo thuhet se është duke kërkuar një sfidë të re larg Al Nassr pavarësisht që shënoi 12 gola në ligë që kur u largua nga “Old Trafford”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të ketë rol kyç te kombëtarja e Portugalisë, ku shënoi katër gola nën dy paraqitje të zhvilluara me trajnerin e ri Roberto Martinez.

“Euro 2024” është objektivi i radhës i Ronaldos pasi zhgënjeu në Kupën e Botës 2022.

Të ngjashme

Të fundit