-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ferati: Udhëzim administrativ, për ta lehtësuar procesin

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat veriore pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati në magazinën informative “Lajmet e fundit” në RTK ka folur për procedurat ligjore për largimin e këtyre kryetarëve dhe për aktet nënligjore që duhet të miratohen me këtë rast.

“Një prej mënyrave që kryetarëve ju skadon mandati është edhe peticioni i qytetarëve, pastaj organizimi i votimit dhe një  lloj mini-referendumi. Me që nuk kemi përvoja në këtë drejtim, unë po besoj që ministria ka iniciuar një udhëzim administrativ që ta bëjë teknikisht më të lehtë këtë proces. Ajo, gjithsesi duhet që patjetër në pajtim me Ligjin e vetëqeverisjes lokale që fletë për këtë pikë, sikurse kush do të merret me atë çështje, si bëhet verifikimi i atyre nënshkrimeve, cili është komisioni që merret me ato çështje, pastaj edhe vet organizimin e zgjedhjeve. Pra, kjo është një prej mënyrave”, tha Ferati.

Ferati ka thënë se ka pritur që institucionet qendrore “do të diskutojnë me vet kryetarët dhe do të kërkojnë mirëkuptimin e tyre që ky të jetë një proces më i thjeshtë”.

Duke komentuar mbledhjen e nënshkrimeve, Ferati tha se këtë mund ta bëjë kushdo.

“E rëndësishme është që të jenë të nënshkruar 20 për qind të atij elektorati. Këtë mund ta bëjë  edhe ndonjë organizatë  joqeveritare, ndonjë subjekt politik apo ndonjë individ”, nënvizoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit