Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, është bashkuar në reagimet që po bëhen për humbjet e parave në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).
Ferati ka thënë se këto humbje janë vitra dhe sipas tij, janë dhënë tashmë.
“Mjesi sevapli!Trusti po humb paratë tona! Bordi nuk është zgjedhur ende! Në këtë muaj Ramazani veq i kemi dhënë vitrat si duket!” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe për humbjet e Trustit kanë reaguar edhe deputetët opozitarë të cilët kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mospërzgjedhjen e bordit të këtij institucioni.