10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ferati: Kryetarët në veri nuk do të shkarkohen për shkak të bojkotit të Listës Serbe

- Advertisement -

Më 21 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Këto zgjedhje siç është paralajmëruar do të bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

E bojkotimi nga LS, sipas ish-ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati do të bëj që të mos ketë shkarkim të kryetarëve aktual.

“Tani sipas gjithave paralajmërimeve pritet që nuk do të votohet për shkarkimin e kryetarëve, dhe këta kryetarë që janë plotësisht legal do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta. Arsyeja është thirrja e Listës Serbe në bojkot”, tha Ferati, përcjell klankosova.tv

Ferati bëri të ditur se nga zgjedhjet e datës 21 nuk pret tensione.

“Zhvillimet e datës 21, meqenëse më nuk ka rezultat, pjesa tjetër mund të dal të votojë, ata që dalin votojnë pro por vetëm ata që kanë zgjedh me dëgju Vuçiqin. Nuk pres tensione dhe se nuk do të votohet 50 +1 përqind”, tha ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit