Kryetari i Istogut, Ilir Ferati i ka reaguar zv/ministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror “se si punohet”.
Pasi Durmishi tha se Lumir Abdixhiku po mashtron meqenëse kryetari i LDK-së shpërndau një video nga një projekt që tha se po bëhet në Istog,
Ferati ndërhyu duke thënë se kjo ishte projektuar nga Komuna.
Postimi i Feratit:
Faza e II-të e projektit “Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes”.
Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën.Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!
Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet! Fondet janë të taksapaguesve ( jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi! #Istogupërtëgjithë#infrastrukturë#zhvillimekonomik#turizëm I juaji,Iliri