Ai tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kërkoi sot që palët të bëjnë gjithçka që të normalizohet situata dhe se sipas tij, çështja e zgjedhjeve të mbajtura në veri do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.
“Mendoj që kryetarët duhet ta japin mendimin, ndërsa palët në Bruksel duhet të pajtohen dhe ta përgatisin terrenin për diçka që do të vijë, por ajo nuk do të vijë menjëherë, sepse do të duhej të organizoheshin zgjedhje të reja”.
“Por, duhet të jepet përgjigje se çka me ata që kanë fituar mandatin në mënyrë ligjore dhe çka më tutje. Mendoj që kryetarët duhet ta japin betimin dhe në këto rrethana ta ushtrojnë detyrën”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se është shumë e dëmshme që të digjen mandatet e fituara nga partitë shqiptare në veri, pasi sipas tij, atëherë nuk do të dilte kurrgjë serioze.