-1.6 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Ferat Shala uron shqiptarët për Vitin e Ri, veçanërisht bashkëluftëtarët e tij në Hagë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri.

Shala nuk ka harruar t’i urojë bashkëluftëtarët e tij që gjenden në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, etj.

Urimi i plotë i Shalës:

Të nderuar miq, familjarë dhe bashkëkombës,

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2025. Ndërsa numërojmë minutat e fundit të këtij viti, le të ndalemi për një moment të reflektojmë për sfidat dhe arritjet që lamë pas, por edhe për rrugën e gjatë që kemi përpara.

Në këtë natë, mendimet e mia janë te ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar – heronjtë tanë në Hagë, të cilët po mbajnë barrën e padrejtësive historike ndaj popullit tonë. Shpresojmë dhe besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe emrat e tyre do të mbeten përjetësisht të lidhur me aspiratën tonë për një shtet të lirë, demokratik dhe të barabartë.

Ky fillim i ri duhet të na shërbejë si një moment uniteti dhe vendosmërie për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, me institucione më të qëndrueshme, me zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale për të gjithë qytetarët. Viti 2025 duhet të jetë viti kur ne të bëjmë hapa konkretë drejt integrimit evropian dhe të forcojmë pozitën tonë ndërkombëtare.

Le të hyjmë në këtë vit të ri me shpresë, guxim dhe angazhim për të realizuar ëndrrën e brezave të mëparshëm dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit