Kandidati i PDK për deputet, Ferat Shala, ka takuar profesoreshën e shkollës së mesme, Nefise Janova.
“Ajo është profesoresha ime nga shkolla e mesme. Kënaqësi dhe nder të dëgjoj ligjërimet e saj për të kaluarën dhe besimin e saj për të ardhmen”,- shkruan Shala.
Postimi i plorë:
Nefise Janova – një jetë e tërë dinjitet, punë intelektuale dhe veprimtari politike në shërbim të shkollës politike të ilegalitetit të thellë politik. Një jetë e tërë si e ndjekur dhe e persekutuar, por gjithmonë fitimtare. Si dikur, ashtu edhe sot.
Ajo është profesoresha ime nga shkolla e mesme. Kënaqësi dhe nder të dëgjoj ligjërimet e saj për të kaluarën dhe besimin e saj për të ardhmen.
Gratë si profesoresha Nefise e kanë mbrojtur flakën e kandilit të lirisë të mos shuhet as përballë furtunave të kohëve më të errëta. Bënë dritë në errësirë dhe na e ndriçuan rrugën nga e ardhmja, nga liria. Edhe në liri, ato na e ndriçojnë rrugën nga e ardhmja, nga zhvillimi.