Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka publikuar një fotografi në “Facebook”, ku ka njoftuar se është nisur për në Prizren, ku kjo parti do ta hap fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shala ka thënë se me Bedri Hamzën si kryeministër, Kosova zhvillohet dhe ecën përpara.
“Rrugës për Prizren. Për hapjen madhështore të fushatës sonë. Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova zhvillohet dhe ecën përpara. Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.






