4.5 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Shala rikandidon për deputet nga radhët e PDK-së: Numri im është 16 – Kosovës i duhet qartësi, ne së bashku do t’ia japim

- Advertisement -

Ferat Shala ka njoftuar se do të jetë përsëri kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shala ka bërë me dije se do ta ketë numrin 16 në listën e PDK-së.

Me këtë rast, Shala ka kërkuar nga qytetarët ta mbështesin atë dhe PDK-në në zgjedhjet parlamentare.

“Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë, Kosova është në një udhëkryq të rëndësishëm.  Pas pesë viteve ngecje, mungesë zhvillimi dhe krimi të thellë në sektorët vitalë të shtetit, vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve të tjera nacionale brenda një kohe shumë të shkurtër.  E kam pasur gjithmonë fatin që në këto momente të rënda për Kosovën të jemi bashkë; nga protestat popullore për Republikën e Kosovës, e deri te lufta e shenjtë çlirimtare, unë kam udhëtuar me ju. Më 28 dhjetor do të jem përsëri krah jush, në listën më të mirë politike dhe me numrin e njëjtë rendor 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke mbështetur kandidatin më të mirë për kryeministër, z. Bedri Hamza. Kosovës i duhet qartësi, dhe ne së bashku do t’ia japim”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit