-2.2 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Ferat Shala, qytetarëve: Nesër votoni për të ardhmen tuaj, PDK-në dhe Bedri Hamzën

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, u ka bër thirrje qytetarëve që nesër të votojnë për të ardhmen e tyre, duke dhënë votën për PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër.

“Të dielën, le të vendosim për Kosovën që duam. Çdo votë ka peshë. Prandaj, dilni dhe votoni. Për veten tuaj. Për familjen tuaj. Për të ardhmen. Për Kosovën që ecë përpara. Me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër”, ka thënë Shala.

Postimi:

I kam shërbyer Kosovës kur ka qenë më së vështiri. Me përgjegjësi e sakrificë. Edhe sot, e kam për nder t’i shërbej çdo ditë. Me përkushtim e vendosmëri.

Kjo është koha kur vendit i duhet stabilitet, zhvillim dhe partneritet me aleatët tanë. Është koha për një shtet që funksionon çdo ditë. Është koha që bashkë të shkojmë përpara.

Të dielën, le të vendosim për Kosovën që duam. Çdo votë ka peshë. Prandaj, dilni dhe votoni. Për veten tuaj. Për familjen tuaj. Për të ardhmen. Për Kosovën që ecë përpara. Me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

#PDK130 #feratshala16

Të ngjashme

Të fundit