Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka përkujtuar doktorin e UÇK-së, Hafir Shalën, në 25-përvjetorin e zhdukjes së tij.
Me këtë rast, Shala ka thënë se doktor Hafiri do të mbetet i paharruar.
“Një buqetë lulesh në përkujtim të dr. Hafir Shalës! Në nderim të atij që i kultivoj lulet e lirisë sonë, atij që mbetet i paharruar! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.