Pas dekretimit të Albin Kurtit nga Presidentja Vjosa Osmani si mandatar për formimin e Qeverisë së re, Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka deklaruar se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë koalicion qeverisës, për shkak të dëmeve që, sipas tij, VV-ja i ka shkaktuar Kosovës.
“Qëndrimet e Partisë Demokratike janë të njohura nuk kemi asnjë lloj koalicioni, as nuk planifikojmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk besoj që Partia Demokratike, voton një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e cila ka qenë deri tash në pushtet dhe Kosovës i ka pru izolim ndërkombëtar, sanksione evropiane, skamje dhe varfëri ekonomike dhe shumë dëme tjera që i ka sjell ekonomikisht dhe politikisht Kosovës”, ka deklaruar ai.