-1.6 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Ferat Shala pas përmbylljes së fushatës: Votoni PDK-në me numrin 130 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK me numrin 16, Ferat Shala, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nesër të votojnë për PDK-në me numër 130 dhe për Bedri Hamzën si kryeministër i ardhshëm.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Republikës së Kosovës.  Ftojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës – PDK, me numrin 130, dhe Bedri Hamzën për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi:

Në orët e vona të mbrëmjes po e përmbyllim fushatën zgjedhore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë, qytetin ku historikisht kanë nisur proceset më të rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë.

Gjatë ditëve që lamë pas, u bashkuam rreth vlerave të përbashkëta, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj. Një e ardhme e ndërtuar mbi një vizion të qartë dhe objektiva konkrete, me qëllim që ta çojmë vendin përpara në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit.

Falënderim i veçantë u shkon mijëra mbështetësve dhe aktivistëve të PDK-së për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj fushate.

Nesër është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Republikës së Kosovës.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës – PDK, me numrin 130, dhe Bedri Hamzën për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Bashkë. Përpara.

#PDK130 #FeratShala16

Të ngjashme

Të fundit