Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka falenderuar banorët e Polluzhës për mbështetjen e kandidaturës së tij për deputet.
“Në fshatin e Shaban Polluzhës, aty ku kushtrimit gjithmonë i janë përgjigjur atdhetarët më të devotshëm të kësaj ane. Sot, falë Zotit dhe luftës çlirimtare, na bashkon një thirrje tjetër – thirrja për një Kosovë më të mirë. Faleminderit që mbështesni vizionin e PDK-së dhe kandidaturën time për deputet! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.