-4.5 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Ferat Shala në prag të Vitit të Ri viziton familjen e Jakup Krasniqit

- Advertisement -

Pak orë para ndërrimit të viteve,  kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, bashkë me bashkëluftëtarë kanë vizituar familjen e Jakup Krasniqit, ku janë pritur nga Altin Krasniqi.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e ish-zëdhenesit të UÇK-së, Shala ka thënë se “familja e tij duhe të jenë krenarë për bashkëshortin, babain dhe gjyshin e tyre, Jakup Krasniqin, i cili është hero i gjallë i Kosovës”.

Postimi i plotë Shalës në Facebook:

Kjo familje është mësuar mos ta ketë kryefamiljarin e tyre në shtëpi sepse ai kaloi krejt jetën duke qenë i angazhuar për bindjet e tij për Kosovën e lirë. E, pasi për festa ajo mungesë ndjehet edhe më shumë, pata kënaqësi t’i vizitoja dhe t’u uroja shëndet për vitin që po vjen.

Dikur Jakup Krasniqi nuk ishte aty me prindërit sepse ishte i burgosur politik në ish-Jugosllavi. Më pas, Jakup Krasniqi nuk ishte aty me bashkëshorten dhe fëmijët sepse ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, ai nuk është aty me nipërit sepse është në betejën e mbrojtjes së luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri.

Kur isha i ri, Jakup Krasniqi ka qenë mësuesi im në shkollë. Por, Jakup Krasniqi ka qenë edhe mësuesi dhe inspiruesi im për t’u futur në rrugën e lëvizjeve ilegale dhe luftës për liri. Familja e tij duhe të jenë krenarë për bashkëshortin, babain dhe gjyshin e tyre, Jakup Krasniqin, i cili është hero i gjallë i Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit