3.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Ferat Shala: Në Pejë, qytetin e Haxhi Zekës, PDK vazhdon thirrjen për bashkim

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Pejë.

Shala ka thënë se në Pejë, qytetin e Haxhi Zekës, Partia Demokratike e Kosovës  ka vazhduar thirrjen për bashkim.

“Në Pejë, qytetin e Haxhi Zekës, Partia Demokratike e Kosovës po e vazhdon thirrjen për bashkim, si një nevojë e kohës për unitet politik dhe shoqëror, duke ftuar qytetarët e Kosovës të bashkohen rreth vlerave kombëtare dhe demokratike. PDK synon të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme, ku Kosova ecën përpara me përgjegjësi”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Bashkë. Përpara.
#PDK130 #FeratShala16

Të ngjashme

Të fundit