-4.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Ferat Shala në Drenas: Çelësi i suksesit tonë për ta çuar Kosovën përpara është uniteti

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë në Drenas se çelësi i suksesit të kësaj partie për ta çuar Kosovën përpara është uniteti.

“Është koha për t’u bërë bashkë, koha për ta çuar Kosovën përpara me vizion, përgjegjësi dhe lidership të dëshmuar”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi i plotë:

Me kandidatët e degës së Drenasit bashkë për fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Çelësi i suksesit tonë për ta çuar Kosovën përpara është uniteti, të cilin e kemi dëshmuar në të kaluarën dhe do ta dëshmojmë sërish më 28 dhjetor. Jemi mirënjohës ndaj anëtarëve dhe mbështetësve besnikë të PDK-së, të cilët pa hezitim promovojnë dhe mbështesin të gjithë kandidatët për deputetë.

Është koha për t’u bërë bashkë, koha për ta çuar Kosovën përpara me vizion, përgjegjësi dhe lidership të dëshmuar.

Bashkë. Përpara.
#PDK130

Të ngjashme

Të fundit