-3.1 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Ferat Shala: Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi i kënduan lirisë deri kur ranë heroikisht (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook” ka përkujtuar Beqir Gashin e Mujë Krasniqin më bashkëluftëtarë të cilët kanë rënë heroikisht para 27 vitesh.

Shala ka thënë se Muja dhe Beqa i kanë kënduar lirisë deri në flijimin e tyre.

Shala i cili ishte eprorë i lartë i UÇK-së, ka thënë se është i nderuar që kushte bashkëvepruar se bashku me Mujën dhe Beqën.

“Beqir Gashi këndonte për liri si i vogël, bashkë me vëllezërit e tij. E kur kënga e lirisë po jehonte nëpër atdhe, Beqa çiftelisë ia bashkoi edhe pushkën. Në krah me Mujë Krasniqin i kënduan bashkë lirisë, dhe luftuan deri kur ranë heroikisht para 27 vjetësh. Dhanë jetën bashkë edhe me 40 bashkëluftëtarë të tjerë, më 14 dhjetor 1998, në Likenet e Hasit. Ndër i jetës time, që i njoha të dy personalisht dhe i njoha për karakterin e fortë dhe trimërinë e pashoq. Kështu e kishte lufta – deshën të na ndalnin këngën, por kënga e lirisë jehoi pandalur. Njëjtë, gjithmonë ka për të jehuar kënga për Beqën e për Mujën e për të gjithë dëshmorët e atdheut. Lavdi!”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos së publikuar në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit