2 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Ferat Shala: Mesazhi për bashkim dhe përparim po gjen përkrahje të madhe

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidatë të tjerë për deputetë, kanë vazhduar sot fushatën zgjedhore në komunën e Klinës.

Gjatë takimeve me qytetarët, Shala theksoi se entuziazmi dhe mbështetja e treguar në terren janë dëshmi e qartë se mesazhi për bashkim dhe përparim po gjen përkrahje të gjerë.
Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen, duke theksuar se është koha që vendi të vazhdojë rrugëtimin përpara.
Fushata e PDK-së po vazhdon në të gjitha komunat e vendit, me fokus në prezantimin e programit qeverisës dhe dëgjimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Me Bedri Hamzën dhe shumë kolegë e kandidatë të tjerë për deputetë, e vazhduam fushatën në Klinë.

Entuziazmi në terren është motivues dhe tregon se mesazhi ynë për bashkim po përkrahet nga të gjithë. Është koha që Kosova të vazhdojë rrugëtimin përpara!

Bashkë. Përpara.
#PDK130 #FeratShala16

#PDK130 #FeratShala16

https://www.facebook.com/share/p/1BpxmHQSX2/

Të ngjashme

Të fundit