Deputeti aktual i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë mbështetje në garën për deputet nga vendlindja e tij, Vuçaku i Drenasit.
“Falënderoj bashkëfshatarët e mi që përkrahën kandidaturën time për deputet! Jam krenar me prejardhjen time, dhe do të vazhdoj të angazhohem që të përfaqësoj denjësisht vendlindjen time dhe Drenicën”, ka shkruar Shala në Facebook.
Postimi i plotë:
Takim i fundvitit me bashkëfshatarët e Vuçakut, fshatit ku u linda, ku u rrita dhe ku u brumosa – mes këtyre njerëzve fisnikë e punëtorë, bujarë e patriotë – me atdhedashuri dhe me kulturën e punës.
Falënderoj bashkëfshatarët e mi që përkrahën kandidaturën time për deputet! Jam krenar me prejardhjen time, dhe do të vazhdoj të angazhohem që të përfaqësoj denjësisht vendlindjen time dhe Drenicën.