Sot Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i prirë nga kryetari Ferat Shala, priti në takim z. Artur Lorkowski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë.
Në këtë takim, Lorkowski prezentoi Raportin Implementues të Kosovës për vitin 2022, raport ky i hartuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në të cilin pasqyrohet progresi dhe sfidat e Kosovës ne energji, naftë, gaz, mjedis etj.
Anëtarët e Komisionit gjatë bashkëbisedimit me delegacionin nga Vjena ngritën ççshtje rreth temave që raporti ka evidentuar.
Lorkoëski shoqërohej edhe nga drejtori ligjor, Dirk Buschle dhe Olena Antonova, eksperte e energjisë.