Ferat Shala: Kosova po përballet me krizë, Qeveria pa masa konkrete për rritjen e çmimeve

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e rritjeve të çmimit duke adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, raporton EO.

Ai tha se Kosova po përballet me krizë ekonomike dhe se mund të ballafaqohet me sfida të mëdha me rezervat e naftës.

“Pra, nëse ne do të pajtoheshim me çështjen që kriza ekziston tashmë, do të duhej të kalonim në etapën tjetër: si ta menaxhojmë atë, kush duhet ta menaxhojë atë, mbi cilën bazë ligjore dhe institucionale duhet menaxhuar krizën. Krizën s’mund ta mohojmë, ajo është në të gjitha linjat e furnizimit, po edhe po reflekton me një çmim jashtëzakonisht të lartë në Kosovë, veçanërisht sepse ne këtu e shohim, këtu e ndiejmë, këtu e prekum dhe këtu janë refleksionet e saj në jetën ekonomike tonë. Dhe nëse pajtohemi që kriza tashmë është këtu, ne duhet të marrim hapat. Çka? Për të marrë hapa institucionalë, në radhë të parë është përgjegjësia e qeverisë. Qeveria duhet të hartojë politika afatshkurtra, afatmesme apo politika emergjente. E gjë që deri sot nuk kemi asnjë hap konkret, asnjë ndërmarrje, iniciativë konkrete që institucionet e qeverisë ta ndërmarrin për me kalu apo me u përgatit për sfidën. Sepse besoj dhe tashmë jemi të informuar të gjithë që kjo krizë është fillat e saj të parë dhe mund të na përcjellë edhe më gjatë, dhe mund të ballafaqohemi me sfida shumë më të mëdha me rezervat e naftës si shtet“, u shpreh ai.

Ai tha se përgjegjësia i takon Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

„Institucioni i parë juridik që do të duhej të merrej me këtë problematikë është Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, që tashmë nuk e kemi as pjesën ekzekutive, as pjesën parlamentare. Dhe nëse nisim e trajtojmë vetëm në gjashtë vitet e fundit punën operacionale dhe politike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që është sektori ose pjesa më përgjegjëse e menaxhimit të kësaj krize, lë shumë për të dëshiruar, ose shumë për t’u zhgënjyer se shteti është në duar të pasigurta menaxheriale sa i përket menaxhimit të krizës së derivateve të naftës“ „Ju e dini tashmë, më shumë se gjashtë vite, ky sektor apo kjo ministri menaxhohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Dhe asgjë tjetër nuk mund të them që nuk dëgjuat në seancën tjetër, përveç vajit për një ligj antikushtetues që e kanë prurë këtu. Sepse u elaborua më herët prej dy taborëve dhe nuk po dua tash me u ndal te ligji antikushtetues. Pra, një institucion qeveritar, një ministri, që për gjashtë vjet rresht e ka prurë një ligj antikushtetues dhe që atë sot e trajton në mënyrë krejtësisht joetike juridikisht, nuk e ndihmon asnjë hap tjetër konkret. Po nuk mund të presim që kem me dalë nga kriza me një Ministri të Tregtisë dhe Industrisë e cila është komplet e zhytur në afera korruptive“, tha Shala.

Të ngjashme

Të fundit