-2.5 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Ferat Shala: Kënga e lirisë për Beqir Gashin dhe Mujë Krasniqin do të jehojë përjetë

- Advertisement -

Beqir Gashi këndonte për liri që i vogël, bashkë me vëllezërit e tij. E kur kënga e lirisë nisi të jehojë nëpër atdhe, Beqa çiftelisë ia bashkoi edhe pushkën.

Në krah të Mujë Krasniqit, ata i kënduan lirisë dhe luftuan për të deri në rënien e tyre heroike. Para 27 vjetësh, më 14 dhjetor 1998, në Likenet e Hasit, Beqir Gashi dhe Mujë Krasniqi dhanë jetën bashkë me edhe 40 bashkëluftëtarë të tjerë.

Kam pasur fatin që t’i njoh të dy personalisht – njerëz me karakter të fortë dhe trimëri të pashoqe.

Kështu ishte lufta: deshën të na ndalnin këngën, por kënga e lirisë jehoi pandalur. Dhe ashtu do të vazhdojë gjithmonë – të jehojë kënga për Beqën, për Mujën dhe për të gjithë dëshmorët e atdheut.

Postimin e plotë e gjeni  https://www.facebook.com/share/v/1APmDgMpHP/

Të ngjashme

Të fundit