Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala dhe Përparim Gruda, kanë takuar disa studentë me të cilët kanë biseduar për prioritet e kësaj partie në raport me arsimin në përgjithësi.
Shala ka thënë se studentët do të jenë prioritet i politikave qeverisëse të PDK-së.
“Me Përparimin takuam kategorinë më të veçantë të shoqërisë sonë, studentët. Shumë herë më pyesin se cili është pasioni im; përgjigjja është e thjeshtë: mësimdhënia, pa dyshim. Pikërisht për këtë arsye, fitorja e PDK-së në këto zgjedhje është thelbësore, që kjo kategori të jetë prioritet i politikave tona dhe jo të keqpërdoret vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Bashkë. Përpara”, ka thënë Shala.
#PDK130 #FeratShala16






