Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala me anë të një video ka ndarë copëza të jetës së tij personale. Ai ka falënderuar bashkëshortën e tij, për të cilën ka thënë se ka qenë bashkëveprimtare.
“Me të kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja e në çdo sfidë tjetër” – ka thënë ndër të tjera Shala.
Postimi i plotë i Shalës:
I jam falënderues perjetësisht Salës, jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si bashkëveprimtare. Me të kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja e në çdo sfidë tjetër më pas.