Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka falënderuar banorët e Shtuticës së Drenasit për mbështetjen e vazhdueshme të PDK-së.
“Falënderim i veçantë për banorët e Shtuticës, që gjithmonë kanë treguar mbështetje të palëkundur, si në kohë të sfidave, ashtu edhe në ato të arritjeve. Me përkushtim dhe bashkim, vazhdojmë përpara për ta ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të mirë për të gjithë.VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.