Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur disa pikëpyetje rreth vizitës së presidentes Osmani në Itali.
Përmes një statusi në ‘’Facebook’’, ai ka thënë se Osmani ka shkuar atje për të parë së si funksionon autonomia e Tirolit jugor, që është modeli më i përfolur për rehatimin e serbëve lokal.
‘’Shumë pak e besueshme që “çështja arbëreshe” ka qenë forca shtytëse e vizitës së saj atje. Më e besushne del vizita për të parë nga afër si funksionon autonomia e Tirolit jugor, modeli më i përfolur për rehatimin e serbëve lokal’’
‘’Nuk ka të keqe asgjë deri këtu, e keqja fillon nga momenti kur me metoda jotransparente synohet implementimi i detyrimit ndërkombëtar të vendit, marrë përsipër nga Albin Kurti në pikë të ditës’’, ka thënë Shala.