Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka vijuar takimet me qytetarët e Drenasit, duke marrë mbështetje të fuqishme në çdo fshat e lagje të komunës.
Gjatë takimit me banorët e Qikatovës së Vjetër, Gllanasellës dhe Godancit, ai ka theksuar vendosmërinë e qytetarëve për një Kosovë më të mirë dhe fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Faleminderit secilit për përkrahjen e vazhdueshme, faleminderit për besimin dhe punën për një Kosovë më të mirë!” – ka deklaruar Shala, duke u shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.