Home Zgjedhjet 2025 Ferat Shala dhe djali i Jakup Krasniqit vizitojnë muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ferat Shala dhe djali i Jakup Krasniqit vizitojnë muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0
Ferat Shala dhe djali i Jakup Krasniqit vizitojnë muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala dhe kandidati tjetër i kësaj partie për deputet me numrin 20, Altin Jakup Krasniqi, kanë vizituar muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Shala ka njoftuar se sot janë në Prizren për tubimin e madh e madh të PDK-së.

“Së bashku me Altin Krasniqin në muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Altini është djali i mësuesit tim, Jakup Krasniqit. Jakup Krasniqi na mësoi historinë si profesor, por edhe u bë vetë pjesë e historisë së re si zëdhënës i UÇK-së. E ne sot, takohemi bashkë në tubimin e PDK-së, në Kryeqytetin Historik të Kosovës, Prizrenin e bukur dhe te fitoreve tona të mëdha”, ka shkruar Shala në Facebook.

#PDK131
#feratshala16
#altinkrasniqi20

Exit mobile version