18.1 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Ferat Shala: Çmimet e shumë produkteve deri në korrik do të rriten nga 25-35 për qind

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar që deri në korrik çmimet e produkteve do të rriten deri në 35 për qind.

“Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”,  ka deklaruar ai

Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.

“Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, ka thënë Shala për Gazeta Blic.

 

Të ngjashme

Të fundit