22.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Feraj: Pse po vonohen BE dhe Hill ta komentojnë takimin Vuçiq-Putin?

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtar “Belt and Road”, ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në lidhje me këtë ka reguar, këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj.

Feraj ka kërkuar llogari nga Bashkimi Evropian dhe nga ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, për heshtjen e tyre rreth takimit të presidentit serb dhe të atij rus.

“Pse po vonohet BE ta cilësoj hap konstruktiv faktin se Vuçiqi paska biseduar, por ama “shumë shkurt”, me Putinin?”, ka shkruar Feraj.

“Pse po vonon Christopher Hill të na rikujtoj se Vuçiqi është “aleat i besueshëm” i SHBA-së?

Këto vonesa janë padrejtësi që BE dhe SHBA po i bëjnë Vuciqit!

Padrejtësi, sidomos mbasi Vuçiqi është partenr i besueshëm edhe i Putinit, të shpallur kriminel lufte nga Gjykata Ndërkombëtare, edhe i Vulinit, i shpallur non grata nga SHBA, por ama i respektuar nga ambasadori amerikan në Beograd”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit