Këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj, ka provuar të ironizojë me komentet që kritikojnë Kurtin se ka pranuar Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Të gjithë kritikët ai i ka përmbledhur me etiketën “anti-albinë” derisa përpiqet të ironizojë duke thënë:
“Përmbledhtas, anti-albinët po thonë: Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën, prandaj Vuçiqi nuk e nënshkroi marrëveshjen që i siguronte serbëve krijimin e Zajednicës në Kosovë!”
Tashmë Aneksi i Zbatimit është publikuar nga Bashkimi Evropian dhe aty shkruhej se do të kishte një Komitet të Përbashkët të kryesuar nga BE-ja që do të merrej me monitorim.
Kjo nënkupton se puna do të niste edhe në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëhershme, ku nënkuptohet edhe Asociacioni.
Por po ashtu aty shkruhet edhe për Nenin 7, ku kërkohet që menjëherë të niset puna për çështjen e vetëmenaxhimit të komunitetit serb.