Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka pasur kritika ndaj Donald Trumpit, ish-president republikan i ShBA-së.
Në anën tjetër, Feraj ka lavdëruar presidentin aktual Joe Biden.
Në një shkrim, Feraj tha se në kohën e Bidenit është vendosur veriu nën qeverisjen e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë se administrata Biden nuk bëri asgjë të mirë për Kosovën: gjatë saj Veriu i Kosovës u vendos në qeverisjen e Kosovës dhe mori fund qeverisja nga Serbia.
Me “marrëveshjen ndërkombëtare Hoti-Trump”, adminsitrata Trump legalizoi qeverisjen e përbashkët me Serbinë të pasurive të Kosovës brenda Kosovës: të dyja palët do të pajtohen “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”. Dhe jo vetëm të Ujmanit” – ka shkruar Feraj.