Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Kurti, në stilin e tij të rëndomtë, por këtë herë me një konkluzë që e tejkalon “nivelin e zakonshëm të analizës politike”, ka vënë re diçka “tepër të pazakont” së fundit. Sipas këndvështrimit të tij, ‘sjellja e opozitës po shkakton’një efekt krejt të kundërt te Bashkimi Evropian’.
Në postimin e tij në Facebook, Feraj ka thënë se “bash kur opozita po ashpërsohet e kërleshet kundër tyre, BE po zbutet!,” – tha ai.
Dhe jo vetëm kaq, por ai ka sjellë edhe disa shembuj për të provuar vërtetësinë e këtij përfundimi.
“Bash kur për gjithçka opozita shpall fajtor Kurtin,
– Dy kryeministra, me shembullin e vet, e këshillojnë të mos kërkojnë fajtorin (te Kurti)!
– Lajçaku zbut tonet dhe thotë se duhet të zgjedhim me kujdes fjalët!
– Dhe ters i pat shkuar edhe vet-ofrimi si “partner alternativ”, etj.
Po duket se acarimi i opozitës kundër Kurtit dhe Osmanit është shenja se po humbë çdo shpresë për t’u parapëlqyer nga Perëndimi!
Apo vetëm përkim rastësor, ndonëse e përsëritur si rregull?” – shkroi ai më tej.