6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Feraj i VV-së sulmon Hotin: Po merr urdhëra nga Grenelli

- Advertisement -

Hysamedin Feraj i VV-së ka gjetur pak kohë për ta sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një postim në Facebook, Feraj ka thënë se Hoti po i merr “urdhërat” nga ish-i dërguari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Krejt këto, Feraj ia drejtoi Hotit pasi që ky tha dje se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka pasur koordinim ndërkombëtar për masat e reciprocitetit.

Postimi i plotë i Ferajt:

Avdullah Hoti përgënjeshtron Ambasadorin Havonier të SHBA-ve.

– Ky kishte thënë dje se pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin dhe për targat.

– Hoti, duke e demantuar qëndrimin e ambasadorit amerikan, ka deklaruar sot se nuk pati koordinim ndërkombëtar.

Dhe, si akademik, Avdullah Hoti thotë gjithmonë të vertetën dhe vetëm të vërtetën.

Deri kur Grenlli ta urdhërojë për të kundërtën. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit